Pages

Monday, March 19, 2018

Momentalisht, Izraeli është duke armatosur shtatë grupe terroriste në Siri

Brandon Turbeville
Media e Lire
March 16, 2018

Albanian translation of Brandon's article, "Israel Now Arming 7 Terrorist Groups In Syria," published on Activist Post on March 6, 2018. 

Në një artikull të shkruar nga Elizabeth Tsurkov të publikuar më 14 shkurt 2018 nën titullin “Përfshirja e thellë e Izraelit me rebelët e Sirisë", i postuar në faqen në internet Ëar On The Rocks , Tsurkov ka bërë me dije se Izraeli do të vazhdojë që të po bëhet gjithnjë edhe më aktiv në armatosjen e terroristëve në kufirin e Sirisë (që realitisht janë pjesë e terrioreve të Sirisë) që do të përdoren më pas brenda Sirisë.

Izrael ka qenë prej kohësh i njohur për faktin se i ka dhënë mbështetje të vazhdueshmeterroristëve që ushtrojnë aktivitetet e tyre në Siri që në momentin e parë kur filloi kriza në vitin 2011. Izraelitët i kanë përkrahur në mënyrë të hapur grupimet e armatosura për t’i nxitur ata në përpjekjet e tyre për të përmbysur qeverinë laike të Bashar al-Asadit duke dhënë mbështetjen e tyre mjekësore për luftëtarët terroristë, më pasduke u dhënë atyre trajnimin e nevojshëm si dhe informacione të shërbimeve të inteligjencës dhe madje kanë shkuar deri aty sa të mundësojnëedhe disa sasi të konsiderueshme armatimesh dhe lehtësimi në logjistike. Në të vërtetë, sulmet ajrore izraelite mbi pozicionet ushtarake të aleatëve apo edhepozicioneve ushtarake siriane në mbështetje të fraksioneve terroriste janë mjeti më i dukshëm i mbështetjes i Izraelit – i cili ka zhvilluarrreth njëqind sulme të ndryshmembi Sirinë që nga fillimi i luftës.

Përtej kësaj, pavarësisht faktit se të gjitha këto informacione janë të mirënjohura nga të gjithë, aktualisht kanë dalë edhe më shumë prova që provojnëse Izraeli është duke u ofruar terroristëve mbështetje dhe armatim në mënyrëedhe më të drejtpërdrejtë sesaka bërë më parë.

Në një artikull të shkruar nga Elizabeth Tsurkov të publikuarmë 14 shkurt 2018 nën titullin “Përfshirja e thellë e Izraelit me rebelët e Sirisë", i postuar në faqen në internetWar On The Rocks , Tsurkov ka bërë me dije se Izraeli do të vazhdojë që tëpo bëhet gjithnjëedhe më aktiv në armatosjen e terroristëve në kufirin e Sirisë (që realitisht janë pjesë e terrioreve të Sirisë) që do të përdoren më pas brenda Sirisë. Ajo shkruan se:

“Sipas aktivistëve dhe rebelëve sirianë që kam arritur tëintervistojësi dhe nga raportimit të mediave pro-regjimit po kështu edhe të mediave opozitarenjë ndryshim tjetër i madh në politikën izraelite ka ndodhur veçanërisht gjatë kësaj kohe. Rebelët nga Kuneitra dhe Daraa perëndimore, si dhe aktivistë të medias që ndodhen në këto rajone përsa i përket rebelëve më janë shprehur se Izraeli ka filluar që të ofrojë më shumë mbështetje ushtarake për një numër më të madh të grupeve rebele që janëtë lidhurë me Ushtrinë e Lirë Siriane. Kjo mbështetje është dhënë në formën e armëve, furizimit me municione si dhe ndihmë financiare për të blerë armë në tregun e zi. Të gjitha burimet nga ku kam mbeldhur informacionet e mia më kanëkonfirmuar identitetin e të paktën shtatë fraksioneve që kanë pranuar dhe kanë marrë mbështetje nga izraelitët, me kushtin që të mos përmendeshin emrat e këtyre grupeve të armatosura. Sidoqoftë, dy nga këto grupe janë identifikuar mëpara publikisht, respektivisht: Livaa Fursan al-Xhulan dhe Firkatu Ahrar Nava. Zyrtarët izraelitë kanë mohuar me forcë njëmbështetje të këtillë ndaj grupeve xhihadiste, duke lënë hapur mundësinë që qeveria mund të jetë duke mbështetur këto grupe jo-xhihadiste.

Disa nga grupet që filluan të merrnin mbështetjen e Izraelit në fund të vitit 2017 më parë gëzonin edhe mbështetjen e Komandëssë Operacioneve Ushtarake, një qendër e drejtuar nga CIA, e cila është e vendosur në Amman. Deri në janar të vitit 2018, kjo qendër ka paguar të gjitha pagat për dhjetëra mijëra luftëtarë të cilët luftonin për Ushtrinë e Lirë Siriane të “Frontin Jugor” si dhe i ka mundësuar atyre materiale të ndryshme si dhe municione. Vendimi i administratës së Trumpit për të mbyllur qendrën e majtë të fraksioneve rebele në jug të Sirisë ka qënë një vendim i marrë për shkak të nevojës së dëshpëruarë për sponsorë alternativë.

. . .

Më përpara,Izraeli i ka ofruar ndihmë grupit të Beit Xhannit që në atë kohë gjendej i rrethuar në Damaskun perëndimor, duke u transferuar atyre medikamente, pajisje mjekësore, ushqime madje edhe pelena. Izraeli gjithashtu i kaofruar mbështetje financiare Iyad Morot, një ish-komandanti rebel dhe person kontaktues i Izraelit në Beit Jann, për blerjen e armëve në tregun e zi, informacion të cilin e kam marrë nga një rebel, fraksioni i të cilit funksiononte brenda kësaj zone. Ndërkohë që regjimi i Assadit kishte filluar të intensifikonte sulmin e tij në këtë zonë të rrethuarë, Izraeli ka lejuar që disa dhjetra rebelë nga Daraa dhe Kuneitra të mund të kalonin në zonat e Golanit që gjendet nën pushtim në Beit Jann në dhjetor të vitit 2017. Transferimi i këtyre rebelelëve në këto territore u raportua në median e përditshme al-Akhbar që është pro-Hizbullahutsi dhe më është konfirmuar nga katër rebelë gjë gjenden në jug të Sirisë.

Pas dorëzimit të frontit Beit Xhann, disa prej luftëtarëve që gjendeshin në këtë grup u evakuuan në shtëpitë e tyre në jug të Sirisë përmes territorit të regjimit, ndërsa rebelët e tjerë u larguan për Idlibin ku janë mbedhur të gjithë rebelët. Një pjesë e tretë, që përbën pjesën më të madhe të grupit vendosi të bashkohej me regjimin e Assadit patën mundësinë që të qëndronin aty ku kanë qënë gjithmonë. Përfshirja e dukshme e Izraelit në negociatat e pajtimit bëri të mundur që këta luftëtarë tashmë të mund tëshërbejnë si një ushtarë të paguarëme miratimin e vetë regjimit nën komandën e Moros, me detyrën për të mbajtur të dy grupimet e rebelëve dhe autoritetet iraniane larg nga pjesa kufitare e vendit. Kjo marrëveshje ndoshta mund të shërbejë si një plan për marrëveshjet e ardhshme në Sirinë jugore, e cila do të synonte sigurimin e regjimit dhe interesave izraelite, në dëm të Iranit dhe rebelëve.”

Në të njëtën kohë, Tsurkov gjithashtu ka përmend edhe “ndihmën humanitare” që vjen nga Izraeli, një vend nuk është parë asnjëherë që të ketë shprehur ndonjëshqetësim në lidhje me skeljen e të drejtave të njeriut. Kjo “ndihmë humanitare” është fotografuar në një numër vendndodhjesh të terroristve pasi këto rajonë janë çliruar nga ushtria siriane. Tsurkov vazhdon duke u shprehur se:

Ndihmat të cilat vijnë nga Izraeli, të cilatmë parpara fshiheshiaposiguroheshin nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të tjera të këtij lloji filluan që të shfaqennëpëmjet paketimit të tyre origjinal në hebraisht në vitin 2016. Vitin e kaluar, Izraeli publikoi për herë të parë nivelet e ndihmës që ka transferuar në Siri, sasi të calt arrijnë në mbi 360 ton ushqime, 90 ton rroba dhe sende të tjera shumë të nevojshme si dhe gjeneratorë. Izraeli gjithashtu pati filluar që të pranonte gra dhe fëmijë për trajtimet ditore në spitalet izraelite dhe vazhdon të pranojë sirianë të plagosur dhe të sëmurë, ndërkohë që Jordania e ka mbyllur kufirin e saj për shërbime të këtij lloji për terroristët. Kështu, gjatë ofensivës rebel në shkurt të vitit 2017, në lagjen Manshiye në Daraa, Jordania nuk ka lejuar që rebelët e plagosurë të hynin brenda kufinjve të sa për t'u trajtuar (një politikë që Jordania ka punësuar trupa shtesë për të penguar prurjet rebele të padëshiruara nga regjimi sirian), ndërsa Izraeli ka pranuar një numër të madh të këtyre persanave, sipas avaj që kanë konfirmuar vetë rebelët dhe aktivistë të ndryshëm.

Sipas dhjetra personave që arrita të intervistoj në Sirinë jugore, pasi fillimisht kjo ndihmë ishte refuazuar, ndihmat izraelite po pranohen tashmë nga një popullsi e dëshpëruar që ndihet e braktisur nga të gjithë palët e tjera. Mijëra sirianë, veçanërisht ata që kanë mbetur dhe banojnë në kampe për të zhvendosurit përgjatë gjithë vijës kufitare, janë në gjendje të mbijetojnë vetëm falë kësaj ndihme. Sirianët të cilët kthehen nga trajtimi mjekësor që marrin në Izrael u tregojnë miqve dhe të afërmve të tyre për cilësinë e lartë të kujdesit dhe e përshkruajnë Izraelin si një vend të bukur dhe shumë të zhvilluar.

Vlen gjithashtu të theksohet edhe fakti se Tsurkov përpiqet ta pikturojë Izraelin si një vend që ka hapur institucionet e veta mjekësore për të gjithë “sirianët e plagosurë”. Në realitet, Izraeli ka hapur spitalet e veta vetëm për trajtimin e terroristëve, me përjashtim të rastieve propagandistikepër të cilat është domosdoshmërisht i detyruar të ndihmojë.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto fakte të parashtruara, çdo pretendim i viktimizimit nga Izraeli duhet të përjashtohet menjëherë si një mundësi. Në të vërtetë, ky portretizim i vetëmbrojtjes dhe i rrezikshmërisë duhet sidomos të zhduket si një alternativë e mundshme sidomos kur merret parasysh historia e vetë krijimit të këtij shteti.

Izraeli i ka krijuar vetë armiqtë e vet në bazë të natyrës së vetpushtuese, politikës sëtij të jashtme dhe të brendshme, madje edhe me organizimin dhe financimin e drejtpërdrejtë që ka ofruar. Prandaj është plotësisht e saktë të thuhet se armiqtë e Izraelit janë drejtpërsëdrejti armiq të cilët Izraeli i ka krijuar vetë.

Burimi : Global Research / Medya Şafak

image

Brandon Turbeville

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.